Nga Zaim Istrefi

Për afër dy decenie në bashkëqeverisje Ali Ahmeti ,ky burr i dheut gjithmon kryeulur në parlament, si bre së paku njëherë nuk foli e as kryet s e ngriti. A ju kujtohet kur pas Marrëveshjes së Ohrit u miratua kushtetuta dhe u shkel brutalisht Marrëveshja e Ohrit duke i cilsuar shqiptarët vetëm si qytetarë e asgjë tjetër. Ky Ali Ahmeti e uli kryet dhe fare nuk reagoi. Po a ju kujtohet kur gazetarët e pyetshin pse u shkel Marrëveshja e Ohrit, ky iu përgjigjej se nuk kishte mund t a bllokonte kushtetutën! Merre me mend sa përgjegje absurde! Unë fillimisht mendova se ky “do t a bënte namin se e kishte bërë namin e luftës”, por për kohë të shkurtër u pa se ishte frikacak dhe aspak i zoti.

Të gjithëve na kujtohen arrestimet e montuara të shqiptarëve të pafajshëm, përgjakjet e fëmijve shqiptarë nëpër autobuse dhe përgjakjet e lagjeve të tëra shqiptare me të vetmin qëllim, pastrimin etnik të tyre.Ky Ali Ahmeti u tmërrua para miratimit të Ligjit për Amnestin e tij kur Gruevski intervenonte ndër hakerët e vet që ky ligj të miratohej, por pse! Sepse pas miratimit të tij, Ali Ahmeti bashkë me hakerët e tij që i kishte në pushtet do t a ulte kryet njëherë e përgjithmon për të gjitha bëmat e këqia që Gruevski iua shkaktonte edhe mëtutje shqiptarëve, ashtu sic e uli kryet Ali Ahmeti sëbashku me hakerët e tij edhe në parlament për hatër të Gruevskit, kokë ulur e lëshuan seancën e parlamentit për t a pamundësuar miratimin e Ligjit për Përokurorinë Speciale ligj aq i domosdoshëm për shqiptarët e dënuar për veprat penale më të rënda të montuara, përfshirë edhe montimin për rastin Monstra për vrasjet e pesë të rinjëve maqedonas në liqe e që padrejtësisht shqiptarët ishin të dënuar .Po si bre ky njeri, për asnjë fabrikë nuk u interesua që të ndërtohet në regjionet shqiptare!

dhuro

Tani cka është këtu më absurde.Secila parti maqedonase që mban përgjegjësi për bashkëkeqqeverisje me patrtinë e Ali Ahmetit, rrëzohet për bashkë keqeverisje me Ali Ahmetin dhe partia maqedonase i humb zgjedhjet, Ali Ahmetin me hakerët e tij kurgjë s i gjen! Vjen në pushtet partia tjetër opozitare fituese, kundërshtare e partisë maqedonase në pushtet, Ali Ahmetin e gjen në bashkëqeverisje me partinë tjetër maqedonase fituese. Kurfar përgjegjësie s ka për Ali Ahmetin. Ai prap në bashkëqeverisje me partinë tjetër fituese, edhe se në rastin e fundit për moshapjen e negociatave, ministër i integrimit ishte hakeri i Ali Ahmetit. Cfar absurdi i kohës! Raste të vetme kur një partie shqiptare është e padrejtë ndaj partive maqedonase. Tani a s kam vall të drejtë t a cilsoj Ali Ahmetin se, me pazotësinë e tij gjithmon kokë ulur, pa dijt asnjë fjalë të thot,ka dal më i zoti!

*Autori është avokat nga Struga/Ina

Loading...
Global