Shkëlzen Halimi

Po e jetojmë të tashme me ngarkesën e së kaluarës. Dhe gjithnjë pyesim se çfarë do të ndodhë nesër ose çfarë po na mungon. Nuk e ndjejmë se na mungon vetja…herë jemi afër, herë larg… Dje ishte herët, nesër do të jetë vonë, kurse sot po presim. Assesi të dalim nga lëvozhga e injorancës, e cila na është bërë kod përditshmërie. Dhe vazhdimisht e mashtrojmë veten, duke drejtuar qime me çekan gome. Një veprim që i ngjan punës së Sizifit…Vetëm Sizifi shqiptar, një krijesë pa reflekse, gjithë ditën e lume drejton qime me çekan gome, pikërisht me atë çekan që e përdor mjeku kur të sjell në gjunjë për ta kontrolluar refleksin…

Loading...
Global