Kur më 27 Prill Ziadin Sela u rrah në Kuvend, nuk mbeti asnjë shqiptar që nuk ndjeu keqardhje për këtë akt mizor ndaj tij. Atë kohë njerëzit kishin një revoltë sepse urrenin një pushtet në ikje që kishte qenë tmerrues deri në fund dhe u largua me gjakderdhje.

Sela s’mund të përjashtohej dhe paguajti një çmim të madh njerëzor. Atë kohë Sela dukej si hero sepse njerëzit pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta shihnin një shqiptar më shumë se një politikan të shtrirë dhe të gjakosur nga huliganë maqedonas.

Por ajo ngjarje e 27 Prillit duket se nuk po ndahet dot as sot dhe tani që po afrojnë zgjedhjet, Sela shpërfaq atë moment duke atakuar pa nevojë oponentët e tij politik.

Rasti i fundit është një deklaratë e tij në një medium maqedonas ku ai shënjestron deputetin e BDI-së Artan Grubin. Por përse kreu i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka zgjedhur këtë kohë parazgjedhore që ta thotë këtë pretendim, kur shumë personazh për aktin mizorë të 27 Prillit janë në burg?

Pse e ka heshtur Sela këtë informacion deri tani dhe përse nuk u drejtohet institucioneve për ta hetuar nëse kjo akuze është ose jo e vërtetë?

Sela gjithashtu pas 27 Prillit tha  se Ali Ahmeti ka dashur ta eliminojë dhe ai qëndron pas kësaj ngjarje, që shumë shqiptarë edhe vet simpatizuesit e ASH-së e cilësuan si deklaratë jo të mirë pasi dihej kush organizoi 27 Prillin.

27 Prilli për Selën do mbetet gjithmonë një makth personal, por ai më pas u shpërblye me pushtet të cilin e ndau me BDI-në dhe Zaevin ndërsa më pastaj lidhi koalicion me VMRO DPMNE në Strugë dhe në Gostivar dhe më pas nuk votoi në zgjedhjet presidenciale kundër VMRO-së e as në referendumin për ndryshimin e emrit.

Sela shënjestron deputetin Grubi kur thotë se ka informacione, por kush ia ka dhënë këto, ai nuk i tregon dhe nuk dëshmon vërtetësi.

Nuk tregon as nëse ai i ka denoncuar në organet përkatëse që lë për të dëshiruar, por edhe për të dyshuar se bëhet fjalë për propagandë dhe lajm të rremë për ta dëmtuar oponentin.

Sela dëshiron ta rikthejë atë moment të 27 Prillit, por prej asaj ngjarjeje ka kaluar tashmë një kohë dhe çfarëdo që është thënë apo edhe fshehur kjo nuk e ka më atë fokus tek njerëzit sepse shumë po prej njerëzve nuk I besojnë më as Selës, as Artan Grubit, as një tjetri.

Çfarë do që thuhet mes akuzave njerëzit këtë e kuptojnë si një luftë pushteti që po bëhet e ashpër.

Populli në zgjedhjet e Prillit nuk do më të dëgjojë për viktimizime sepse kërkon oferta politike më shumë se përplasje personale mes politikanësh që të vërtetat po i thonë në media maqedonase dhe nuk tregojnë nga kush po i marrin këto informacione që publiku edhe pse i pa interesuar ndoshta do që ti dijë. /TS/