Kur vjen puna tek shenjat e moshës, të gjithë ne, sidomos gratë konstatojnë vija më thelluara, rrudha të shtuara, me pak fjalë një lëkurë që i tregon vitet pa më të voglin dyshim! E nëse ju vazhdoni të mos “investoni” në trajtime fytyre me kalimin e viteve, lëkura juaj do të futet në një katogori të rrezikshme…Por, ne kemi zgjidhjen për ju!

Lëkura e hollë, e rrudhur i ngjan një letre si të zhubrosur dhe pa jetë! Dhe ky fenomen prek zonat e fytyrës, qafës dhe kraharorit sipas dermatologes Dr. Shari Sperling. Ndërsa plakeni, ju humbisni kolagjenin dhe elasticitetin duke bërë që lëkura të humbasë strukturën e saj klasike.

Sipas dermatologes së njohur, kjo shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë përveç moshës, siç është pirja e duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, ekspozimi i shpeshtë në vendet me diell. Ndaj, ajo sugjeron përdorimin gjithmonë të një kremi mbrojtës me faktorë SPF 30 ose këtë xhelin që bën mrekulli me lëkurën tuaj! Merret pa recetë dhe rekomandohet thuajse nga të gjithë dermatologët në botë. Quhet Differin Gel!

Produkti farmaceutik kushton shumë pak, vetëm 13 dollarë dhe është i njohur për fuqitë e tij shkatërruese ndaj akneve dhe rrudhave. Ka si përbërës parësor tijin retinolin, i cili ka efekt anti-plakje. “Retinoli ndihmon në përmirësimin e tonit dhe strukturës së lëkurës duke rritur qarkullimin e gjakut”, thotë Sperling.

Retinoli është i njohur për stimulimin e kolagjenit dhe për këtë arsye përmirëson elasticitetin e lëkurës që është prishur nga dëmtimi i diellit dhe plakja. Gjithashtu, i njëjti xhel ka përmbajtje të lartë të Vitaminave C dhe E, që përmirësojnë regjimin e lëkurës suaj. “Antioksidantët ndihmojnë në përtëritjen e lëkurës”, përfundon dermatologia!

Çfarë prisni? Blijeni edhe ju! Është koha për t’i thënë lamtumirë lëkurës me rrudha dhe akne, përgjithmonë!

Loading...