Shkencëtarët kanë zbuluar një “vrimë të zezë përbindësh” aq masive sa që, në teori, nuk duhet të ekzistojë.

Është një vrimë e zezë yjore që formohet pasi yjet masivë vdesin, shemben dhe shpërthejnë.

Studiuesit më parë kishin besuar se kufiri i madhësisë nuk ishte më shumë se 20 herë masa e diellit tonë, sepse ndërsa këta yje vdesin, ata humbasin pjesën më të madhe të masës së tyre përmes shpërthimeve që dëbojnë materien dhe gazin e humbur ndaj erërave yjore.

Kjo teori tani është hedhur poshtë nga LB-1, vrima e zezë e sapo zbuluar.

E cila është vendosur rreth 15,000 vite dritë larg, ajo ka një masë 70 herë më të madhe se dielli ynë, sipas një njoftimi për shtyp nga Akademia e Shkencave Kineze.

“Vrimat e zeza të një mase të tillë nuk duhet as të ekzistojnë në galaktikën tonë, sipas shumicës së modeleve aktuale të evolucionit yjor,” tha Liu Jifeng, kreu i ekipit që bëri zbulimin. “LB-1 është dy herë më masive se sa e menduam të mundur. Tani teoricienët do të duhet të marrin përsipër sfidën e shpjegimit të formimit të saj.”

Loading...
Global