Kryetari i Parlamentit Europian, Dejvid Sasoli e ka vlerësuar si të gabuar qëndrimin e tre vendeve të Bashkimit Europian të cilat penguan dhënien e datës për fillim të bisedimeve me BE për Maqedoninë e Veriut.

Këto prononcime Sasoli i bërri në një intervistë dhënë televizionit europian “Euro News”, ku ka theksuar poashtu se të gjitha këto shqetësime i’a ka përcjellë edhe presidentit francez Makron, gjatë takimit të tyre të fundit.

Sipas tij Maqedonia e Veriut, qytetarët e saj por edhe institucionet në këtë vend janë të gatshme të bëhen anëtare e Bashkimit Europian dhe kanë punuar shumë në këtë drejtim.

dhuro

“Shumica absolute e qeverive të vendeve europiane, apo 25 të jemë më I saktë, si dhe të gjitha institucionet europiane si: Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli I Europës thanë njëzëri PO për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Por nga ana tjetër kishte tre vende që thanë JO, dhe kjo mendoj se është e gabuar, dhe këtë ja thash presidentit Makron kur e takova. Isha në Shkup takova student, i takova grupet parlamentare, por mbajta fjalim edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, dhe kuptova që ata e dojnë anëtarësimin” – deklaroi Kryetari i Parlamentit Europian, Dejvid Sasoli.

Nga ana tjetër Franca kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të behen anëtare e Bashkimit Europian përmes një procesi gradual.

Sipas një dokumenti informal gjashtë faqesh që po qarkullon nga diplomatët europian nënvizohet nevoja e një anetaresimi gradual bazuar në një qasje të reformuar në procesin e pranimit.

Zgjerimi i BE-së aktualisht funksionon duke hapur negociatat e pranimit me vendet kandidate, të cilat përfshijnë 35 zona të veçanta ose “kapituj” të ligjit evropian.

Loading...
Global