Ambasadori rus në BE Vladimir Çizhov e përshëndeti kundërshtimin e presidentit francez Emanuel Makron ndaj zgjerimit të unionit, që tregon se Kremlini e shfrytëzon “politikën destruktive” të presidentit francez për theksimin e ndarjeve mes aleatëve francez, shkruan gazeta “Fanejshëll Tajms”.

Sipas Çizhov, Makroni ka “arsye” kut thotë se BE-ja duhet fillimisht të ballafaqohet me tensionet mes vendeve të saj anëtare, para se t’i fillojë negociatat për inkuadrim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Presidenti Makron ka arsye kur thotë se BE-ja duhet të ballafaqohet me çështjet e brendshme të saj para zgjerimit të unionit. Kuptohet shikuar objektivisht, të thuhet se Maqedonia e Veriut dhe posaçërisht Shqipëria janë të gatshme për anëtarësim do të ishte ekzagjerim i tepërt, me respekt ndaj të dy vendeve”, thotë Çizhov i cili është në funksion nga viti 2005, në intervistën për “Fanejshëll Tajms”.

dhuro

Gazeta shkruan se komentet paraprake të Makronit për zgjerimin dhe “vdekjen klinike” të NATO-s shkaktuan kritika të ashpra prej disa aleatëve, për shkak prezantimit të Evropës si të dobët, derisa të tjerët e përshëndetën ballafaqimin e drejtpërdrejtë të tij me probleme fundamentale.

Në intervistë Çizhov, refuzon të komentojë “fjalë konkrete” të shprehura nga Makroni por thotë se presidenti francez “siç kuptoj unë … shprehi shqetësim të caktuar të cilin e kanë shumë vendeve anëtare të NATO-s”.

“NATO … në pikëpamje të deklaratës së presidentit Makron, ka shumë për të biseduar për format më të vogël në samitin në Londër muajin e ardhshëm. Të gjithë e dimë çfarë tha presidenti Tramp për NATO-n në faza të ndryshime të presidencës së tij”, thotë Çizhov.

Komentet e Çizhovit, sipas gazetës në mënyrë shtesë do të nxisin zemërimin te disa vende në Evropë të cilat vlerësojnë se qëndrimet e Makronit e minojnë besueshmërinë e NATO-s dhe BE-së, përfshirë edhe në lidhje me Rusinë.

“Bashkimi Evropian, sipas pikëpamjes time, vetë u vendos në skaj me politikën e saj ndaj Rusisë. Edhe numri i njerëzve dhe liderëve politik, të cilët e kuptojnë këtë, po rritet gjithnjë e më shumë”, konkludon Çizhov.

Ai potencon se “e ka pritur me durim” momentin kur disa vende të BE-së do “mbledhin guximin të flasin” kundër vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë, njëkohësisht duke shfaqur shpresën se tentimi i Makronit dhe Finlandës për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë është serioz dhe thelbësor. .

Loading...
Global