Ndonjëherë ndodh që njeriu të mos jetë në gjendjene tij më të mirë, ose më keq të mos ketë dëshirën për t6ë punuar punën që i jepet.

Në të tilla raste, rezultatet nuk janë të mira për asnjë nga palët.

Pikërisht të tillë njerëz kanë treguar çmenduritë që kanë bërë në punë.

dhuro

1. Përgatita ëmbëlsira me laksativë sepse u lodha nga njerëzit që më vidhnin drekën në kuzhinë.

2. Them që jam në mbledhje jashtë zyrës, kur në të vërtetë jam duke bërë pazaret a duke fjetur në shtëpi.

3. Dhashë një intervistë pune në Skype teksa isha në punë.

4. Këtë foton e ka bërë shefi im. Pasi më mori në telefon me dhjetëra herë dhe unë s’iu përgjigja, erdhi në zyrë se mendoi se kishte ndodhur diçka e keqe.

5. Kam parë porno.

6. Një shef më pushoi nga puna teksa klientja kishte dekolorues në flokë. Mora gjërat e mia, hoqa përparësen dhe e lashë atë të shkretën ashtu.

7. Kur punoja në një restorant, një klient më tha se ishte alergjik ndaj qepëve të njoma. Ia gatova pjatën qëllimisht me qepë të njoma që ta kthente në kuzhinë të paprekur që ta haja unë.

8. Futa tetë studentët e mi në makinë dhe u nisa për të hetuar pse s’po më hapte telefonin i dashuri.

9. Drejtoja një dyqan online nga zyra. Përdorja kutitë, pullat e postës, zarfet e kompanisë për të bërë dërgesat e produkteve. Dhe më e bukura, s’ishte as sekret.

10. Lashë një telefonatë në pritje për më shumë se gjysmë ore dhe dola për të pirë me kolegët.

Loading...
Global