Legjenda e Italisë, Paolo Rossi, në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport” ka komentuar zërat e fundit në merkato, ku flitet për një rikthim të Ibrahimovic tek Milan.

Rossi u shpreh se Ibra nuk mund të zgjidhi problemet e Milanit, pasi nuk është investim për të ardhmen por vetëm për 6 muajt e ardhshëm.

“ Nuk e di e sa të ngjarë ka që Ibrahimovic të kthehet tek Milani. Ai është një lojtarë që ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme , por nuk është ai që mund t’i zgjidhi problemet e kuqezinjve”.

“Mund të mbyllet një vrimë me ardhjen e tij por uji del nga shumë anë të tjera”.

“Është një investim që nuk është i dobishëm për të ardhmen, por vetëm për gjashtë muajt e ardhshëm”.

“Mendoj se Milanit i duhet Belotti”, përfundoi Rossi.

Loading...
Global