Ruben Neves nuk është i brengosur për gjendjen mendore të Cristiano Ronaldos për Portugalinë, përkundër se ai e pati një javë shumë të vështirë me Juventusin.

Ronaldo, 34 vjeç, u zëvendësua në secilën prej dy ndeshjeve të fundit të Juventusit para ndeshjeve të kombëtareve dhe raportohet se ishte larguar nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes kundër Milanit të dielën, transmeton Gazeta Express.

Paulo Dybala u fut në lojë në vend të sulmuesit portugez në minutën e 55-të dhe rreth njëzet minuta më vonë shënoi golin e vetëm për fitoren e Juves ndaj Milanit, me Ronaldon që ishte dukshëm i zemëruar pse u zëvendësua duke u largua menjëherë në drejtim të zhveshtores.

Trajneri i Juves, Maurizio Sarri, u arsyetua se e zëvendësoi Ronaldon për shkak se ai kishte probleme me gjurin.

Duke folur të mërkurën para ndeshjes së Portugalisë të enjten kundër Lituanisë për Euro 2020, Neves tha: “Cristiano është mirë, pati një seance stërvitore fantastike, si gjithmonë. Ai është shumë i motivuar për ndeshjen”.

“Ai është plotësisht i përgatitur për ndeshjen. Mendoj se ai nuk ia ka idenë se çfarë po flasin njerëzit”, shtoi ai.

Loading...
Global