Cristiano Ronaldo ka konfirmuar problemet fizike.

CR7-ta duket se është qetësuar pasi u zëvendësua dy ndeshjet e fundit me Juventusin, duke zbuluar se nuk ka qenë 100 për qind i përshtatshëm fizikisht, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

 “Tre javët e fundit, unë jam duke luajtur në mënyrë të kufizuar. Nuk kishte polemika, ju krijoni polemika”, u tha ai gazetarëve pasi shënoi golin e 99-të të tij me fanellën e Portugalisë në eliminatoret e Europianit

“Nuk më pëlqen të zëvendësohem, por kam luajtur i kufizuar për tre javët e fundit, u përpoqa të ndihmoj Juventusin, madje duke luajtur edhe i dëmtuar”.

“Ende nuk jam 100% por kur bëhet fjalë të sakrifikoj për kombëtaren ose ekipin, e bëj atë me krenari sepse e di se ka pasur shumë ndeshje”.

“Te Juventus, Interi po bën shumë presion. Ne jemi dy pikë përpara, por jemi shumë afër prandaj sakrifikova”, deklaroi ai.

Image

Loading...
Global