Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi tha sot se rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian sa vjen e vështirësohet dhe kjo jo për fajin e kushteve që po vendosen por më shumë për fajin e kësaj garniture qeveritare e cila ra nga provimi për sa i përket aplikimit të reformave dhe vendosjes të standardeve evropiane në sistemin shtetëror dhe shoqëror raporton Tetova sot.

Nënkryetari i Besës u shpreh se duke lexuar me vëmendje NON-PAPER-in e lëshuar nga Franca dhe të publikuar në disa media më vend mund të konstatojmë se megjithëse rrugëtimi për antarsim në Bashkimin Evropian është i vështirë por jo edhe i pamundur. “Për fat të keq kjo shumicë qeveritare dështoj në reformimin e shtyllës kyçe në shtet, atë të sistemit gjyqësor. Prandaj edhe njëherë bëhet domosdoshmëri propozimi i Lëvizjes BESA për të krijuar një komision shtetëror për reformën në drejtësi, komision ku në formë direkte dhe me të drejtë vendim marrëse duhet të participojnë edhe ekspertë nga SHBA dhe BE” deklaroi Rexhepi.Lëvizja Besa vlerëson se Ky komision jo vetëm që do duhet të kryejë reformën cilësore dhe thelbësore por njëkohësisht duhet të rrumbullaksojë punën e vet duke e aplikuar edhe VETTING-un e plotë në gjithë instancat si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori.

Sa i përket shtyllave tjera që kërkohet harmonizim me standardet dhe vlerat evropiane, vlersojmë se duhet të aplikohet modeli i ngjajshëm si i komisionit shtetëror që përmendëm më lart,pasi që kjo është rruga e vetme e cila garanton se shteti do ecë përpara duke bërë reforma cilësore dhe thelbësore me çrast edhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian do jetë më i lehtë dhe më i sigurtë deklaroi Rexhepi .

Tek e fundit, reformat në gjitha segmentet e shtetit dhe shoqërisë mbi të gjitha duhet ti bëjmë për veten tonë dhe të ardhmen e këtij shtetit, por për fat të keq e ripërsërisim edhe njëherë se ashtu si qeverite e kaluara edhe kjo garniturë qeveritare nuk ka kapacitet për të bartur proceset reformuese pasi që ata nuk janë ende të gatshëm që të pastrojnë rradhët e veta nga krimi, korrupsioni dhe mendësia e vjetër që nuk është në një vijë me standardet dhe vlerat evropiane u shpreh nënkryetari i Besës.Ts.mk

Loading...
Global