Bokit 13 nuk i funksionon veshka e majtë, urinon gjak dhe nuk mund të lëvizë. Përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Bojan Jovanovskit, e njoftoi avokati i tij Sashko Dukovski. Ai kërkon Boki të transferohet menjëherë në spital për trajtim, ndërsa kundër mjekut të burgut në Shutkë, paralajmëroi kallëzim penal.

Do të ketë parashtresa të përshtatshme të paraqitura në kallëzime penale për vepra penale, trajtim mizor dhe çnjerëzor, mos ofrim i kujdesit mjekësor -tha Sashko Dukovski, avokat i Boki 13.

Boki, 30 herë është dërguar nga burgu në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Dukoski tha se dikush frikësohet që Bojan Jovanovski të hospitalizohet kështu që topi hidhet nga institucioni në institucion. Problemet serioze shëndetësore të Boki 13 i pengon ata të përgatiten për gjykimin e rastit “Reket”.

Unë për çdo ditë e vizitoj të akuzuarin dhe unë me te nuk mund të bisedoj për asgjë tjetër përveç për gjendjen e tij shëndetësore. Thjeshtë, nuk është i aftë të ndërtojmë strategji për mbrojtje. Kjo mua personalisht më pengon dhe në një moment unë isha gati të heq dorë nga autorizimi – u shpreh tha Sashko Dukovski, avokat i Boki 13.

Boki 13 në paraburgim gjendet që nga 16 korriku. Ai është i akuzuari i parë në rastin “Reket” për zhvatjen e 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, bashkë me Zoran Kiçeec dhe me Katica Janevën. Gjykimi për rastin “Reket” fillon më 3 dhjetor.

dhuro
Loading...
Global