Gjilani dhe Drenica kanë luajtur baras sot 1:1 në kuadër të xhiros së 15-të në Ipko Superligë.

Por dy minuta para fundit të këtij takimi futbollisti dhe shënuesi i golit të vetëm për Drenicën, Van Dave Harmon është ndëshkuar me karton të kuq.

E sipas faqes zyrtare të Drenicës dhe tashmë vetëm futbollistit, ky i fundit është provokuar në baza racore nga lojtarët  e Gjilanit në këtë takim.

“Unë Van Dave G.Harmon qëndroj i fortë kundër racizmit. Jam këtu me dashuri dhe me zemër në mënyrë që ta mbaj shqiponjën duke fluturuar si shqiptarët dhe kosovarët. Sot dukuria e racizmit më sulmoi edhe mua ku mora karton të kuq dhe u largova nga loja. Thuaji jo racizmit dhe le ta bëjmë botën një vend të mirë”, ka shkruar sulmuesi nga Liberia në rrjetet sociale.

 

Loading...