MPB-ja planifikoi, Qeveria miratoi, por pas reagimeve të ashpra në opinion u tërhoqën propozim- ndryshimet e Ligjit për tubime publike. Pushteti planifikonte t’i ndalojë protestat para godinave të institucioneve dhe hapësirën përreth tyre, tubimet të mbahen nga ora 6 deri në orën 23, dhe në mënyrë që protesta të mbahet të marrin pjesë së paku 50 persona. Kryeministri thotë se nuk ka qëllim t’i kufizojë të drejtat e qytetarëve, por ndryshime do të ketë pas konsultimeve më të gjera.

Menjëherë në seancën që filloi sot, miratohet vetëm buxheti, morëm edhe vendim të tillë – menjëherë të tërhiqet ligji. Do t’i dëgjojmë reagimet e qytetarëve, organizatave joqeveritare, të drejtat, do të bëjmë krahasim dhe në përputhje me këtë do të bëjmë ndryshime dhe do t’i lëshojmë në procedurë parlamentare – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i RVM-së.

Në një pjesë të ndryshimeve të ngrira tashmë qëndron edhe ndalesa për maskim të pjesëmarrësve në protesta, pasi vështirësohet identifikimi i tyre. Organizatorët obligohen që hapësirën ku është mbajtur protesta ta kthejnë në gjendjen e mëparshme ose ta kompensojnë dëmin eventual. Kjo është e papranueshme për ish udhëheqësin e Revolucionit Shumëngjyrësh, Pavle Bogoevski, i cili thotë se Ligji mund të pësojë ndryshime, por me kujdes të madh.

dhuro

Nëse e shohim përmes prizmit të Revolucionit Shumëngjyrësh, 90% e aktiviteteve që i ndërmerrnim do të ishin të ndaluara sipas këtij ligji. Ekziston hapësirë për diskutim, të ngrihet pragu i lokacioneve të caktuara siç janë udhëkryqet, rrugët, rrugicat, të cilët do të shtoheshin në listën e objekteve me rëndësi vitale, por do të ishin paraprakisht të precizuara dhe të njohura publikisht. Respektivisht, nuk mund t’i kujtohet ndonjë funksionari t’i ndalojë protestat vetëm se ato protesta mbahen në ndonjë udhëkryq. Vetë maskimi dhe pamja mund të jenë pjesë integrale e shprehjes së protestuesve dhe si të tillë të jetë element përbërës i shprehjes së protestuesit dhe të jetë element përbërës i së drejtës së tubimit publik – deklaroi Pavle Bogoevski, pjesëmarrës në Revolucionin Laraman.

E drejta e protestave është e garantuar me Kushtetutë. Ndërsa sipas ligjit të tanishëm protesta mund të mbajë një grup nga të paktën 20 protestues edhe përkundër reagimeve të shoferëve se qendra e Shkupit për çdo ditë është e bllokuar nga grupe të vogla njerëzish.

Alsat

Loading...
Global