Një prej lagjeve më të qeta në Florida është “tronditur” nga një ngjarje aspak e zakontë.

Kur qeni i shtëpisë të “rrëmben” makinën dhe del xhiro përreth lagjes duke krijuar dhe panik tek të gjithë qytetarët.

Ky shofer drejtoi makinën e të zotit për një orë duke krijuar rrethe në rrugë deri në momentin kur u përplas me kutinë postare të një shtëpie.

Një prej banorëve lajmëroi policinë por të gjithë u habitën kur nga makina doli një qen i llojit labrador.

“Në rregull gjërat po bëhen akoma më të çuditshme” – u shpreh një qytetar.

Policia identifikoi të zotin e qenit i cili deklaroi se makinën e kishte lënë të ndezur përpara shtëpisë së tij në mënyrë që ta përdorte përsëri më vonë.

Fatmirësisht nga ky incident nuk pati asnjë të plagosur, por padyshim ky qen meriton të marrë një patentë.

Loading...
Global