Ministria e drejtësisë në shpalljen e 28 vendeve të punës në këtë periudhë parazgjedhore, shpallë vend pune në Strumicë, Koçan, Shtip të parapara për shqiptarë, ndërsa në Tetovë dhe qytete tjera shqiptare, vendet e punës janë të parapara për maqedonas, informon INA. Këtë shqetësim e ka shprehur Liridon Useini, kreu i të rinjve të Lëvizjes BESA.

“Ja edhe një nga shumë mashtrimet që po ua bënë shqiptarëve  LSDM dhe BDI! Është shumë e dhimbshme kur disa shqipfolës, demagog politik po e mashtrojnë opinionin kinse ata po punojnë për të mirat e shqiptarëve, por në fakt ata janë kanceri i shoqërisë tonë. Ja edhe një dëshmi se mekanizmi që duhet të ishte mbrojtës për përfaqësimin e shqiptarëve i quajtur “balancer” po përdoret vetëm në dëm të shqiptarëve. Prandaj kjo asesi nuk ka logjik, pasi në këto vendbanime ku kërkohet punësim i shqiptarëve realisht nuk ka shqitarë, por me këtë liget dyshim se qëllimi i gjithë kësaj është që edhe përskaj asaj që vendi i punës është paraparë për Shqiptarë në Strumicë në mungesë zëvendësohet me Maqedonas. Dhe kështu të gjithë vendet e punës do të plotësohen me Maqedonas”, ka thënë Useini. Ja linku më poshtë: http://prijava.aa.mk/#/announcementDetails/847

dhuro
Loading...
Global