Lëngu i qepës mund të përdoret për të trajtuar rënien dhe humbjen e flokëve.

Në fakt, shumë tonikë për rënien e flokut e kanë si bazë lëngun e qepës dhe është provuar klinikisht se ky lëng funksionon kundër rënies së flokut.

Ai vepron si stimulant duke promovuar rritjen e flokëve të rinj, duke rritur qarkullimin e gjakut dhe duke e mbajtur skalpin të pastër.

Por, si ta përdorni lëngun e qepës kundër rënies së flokëve?

Grini ose prisni imët një qepë të madhe. Më pas, kullojeni për t’i marrë lëngun.

Aplikojeni lëngun e saj në skalpin e kokës dhe lëreni për një orë.

Qepa ka veti djegëse dhe aromë të rëndë, prandaj mund të shtoni pak ujë trëndafilash në të. Lani flokët pas një ore me shampo si zakonisht.

Ky trajtim mund të përdoret dy herë në javë, në varësi të faktit sa shumë iu bien flokët.

Loading...