Me kalimin e verës, dhe fillimin e vjeshtës, vijnë edhe temperaturat e ulëta, dita bëhet më e shkurtër dhe ka më pak dritë. Shumë njerëz, gjatë kësaj periudhe kanë tendencë të ndihen më keq, të bien në depresion si dhe të kenë një gjendje më të dobët emocionale.

Kjo gjendje ndryshe njihet si meteoropati dhe manifestohet me disa simptoma të ngjashme me ato të ankthit dhe depresionit. Njerëzit, që vuajnë nga kjo gjendje, zakonisht përballen me humbje të peshës, humbje të interesit për hobi dhe aktivitete, dhimbje koke, irritim dhe ndjeshmëri më e lartë emocionale.

Kjo gjendje zakonisht fillon në vjeshtë dhe mund të zgjatë deri në pranverën pasuese. Për më tepër, mungesa e vitaminës D gjatë kësaj periudhe ndikon në rënie të humorit dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj situatave të ndryshme. Dihet se vitamina D ka një ndikim të madh në nivelimin e hormonit që e ruan ndjesinë e lumturisë.

Si ta përballoni?

Lajmi i mirë është që ju mund ta menaxhoni këtë gjendje dhe këto simptoma me anë të disa metodave. Disa nga to janë: ecja në këmbë për së paku 30 minuta në ditë, vrapi i lehtë, gjumi i rregullt, dieta e shëndetshme, shmangia e kafeinës si dhe e ushqimeve që përmbajnë shumë kalori. Gjithashtu socializimi me njerëz është shumë i rëndësishëm.

Në vend se t’i dorëzoheni këtyre simptomave, të cilat kanë tendencë t’iu izolojnë ju duhet të organizoni mbrëmjen me miq, të dilni dhe të kaloni sa më shumë kohë jashtë

Loading...