Policia spanjolle bëri të mundur largimin e qindra protestuesve pro pavarësisë së Katalonjës që kishin bllokuar prej 15 orësh mbi 500 makina në një autostradë.

Policia rajonale dhe ajo kombëtare bënë me dije se arritën të largonin mbi 200 protestues që kishin ndërprerë qarkullimin e mjeteve në autostradën AP-7 në Girona, një qytet që njihet për mbështetjen e fortë për lëvizjen për pavarësinë e Katalonjës.

Disa nga protestuesit dogjën goma dhe hodhën gurë në drejtim të policisë por situata kaloi pa incidente më të rënda.

Një grup sekret i quajtur “Tsunami Demokratik” mori përgjegjësinë për këtë bllokim të rrugës, ndërsa grupi tjetër separatist, i njohur si CDR, deklaroi se e mbështeti aksionin.

Loading...
Global