Një grup qytetarësh dorëzuan dhjetëra ankesa kundër përmbaruesve, në Ministrinë e Drejtësisë. Fati i tyre është i ndryshëm, por borxhet e të gjithëve janë disa herë më të larta pasi kanë arritur në përmbarues. Nisma “Stop përmbaruesve” nuk është e kënaqur me ndryshimet ligjore, sepse ato nuk vlejnë në mënyrë retroaktive. Ata kërkojnë një revizion të plotë të punës së përmbaruesve.

Kjo qeveri ka ndryshuar listën e kostove, por nuk është retroaktive, vlen vetëm për rastet që nga 2019 e tutje. Jo edhe më parë, kështu që përmbaruesit i mbajnë urdhrat e tyre përmbarues si verë e vjetër në bodrum, dhe i aktivizojnë ato pas nëntë vjetësh për shembull, dhe ato tashmë janë rritur me norma të mëdha interesi. Kështu që njerëzit këtu nuk mund të jetojnë më, bëhet fjalë për gjenocid, ose për 1/3 e pagës dhe pensionit, që është shumë ”-tha Ana Gligorova, Nisma “Stop përmbaruesve”.

Çfarë ka mbetur më? Të shkojmë nëpër ambasadat e huaja dhe të kërkojmë azil. Në këtë ndërtesë të Ministrisë së Drejtësisë ka disa ankesa, Ministrja është e detyruar të bëjë revizion sipas ligjit ekzistues, ti ndërrojë përmbaruesit. Përmbaruesit kanë mbetur si arinj të bardhë të mbrojtur në këtë shtet “-tha Marjian Risteski- Nisma “Stop përmbaruesve”

Ministria e Drejtësisë thotë se me ndryshimet e vitit të kaluar, në Ligjin për përmbarim, janë ulur kostot e përmbarimit, dhe sipas parashtresave bëhet edhe mbikëqyrje në terren në zyrat e përmbaruesve. Deri më tani, këtë vit, ka pasur vetëm një shkarkim të përmbaruesit.

Për mbikëqyrësit e Ministrisë së Drejtësisë, shifrat janë si më poshtë – janë bërë gjithsej 66 mbikëqyrje mbi punën e përmbaruesve, nga të cilët 42 ishin të rregullt dhe 24 të çrregullt. Deri më tani ka pasur tetë propozime për fillimin e procedurave disiplinore … Fatkeqësisht, të gjitha procedurat e ndërmarra në përputhje me ligjin e mëparshëm, janë llogaritur në bazë të ligjeve të vjetra “-pohoi Vladimir Delov, zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas nismëtarëve, aktualisht janë bllokuar rreth 130,000 llogari të transaksioneve shumica prej tyre janë për persona fizik. Ata paralajmërojnë protesta çdo të martë.

ALSAT

dhuro
Loading...
Global