Prof. Savash Veliu
Presidenti Trump ka shprehur ndjenja të tërheqjes nga Siria ndoshta një bllof parazgjedhor por ajo tërhoqi efektivat ushtarake pjesërisht në Irak dhe ca i la në Siri, pa sjellur ndryshime madhore. Në fakt,“tërheqja” e tepruar nga Siria doli të ishte më shumë si zhvendosje e pasurive ekzistuese ushtarake, me ushtarë që lëviznin nga kufiri verior i Sirisë për të marrë pozicione të reja për të vazhduar kontrollin mbi fushat e naftës Irakiene në juglindje të vendit në anën tjetër e trazoi popullin irakian kundër regjimit proiranian. Në të vërtetë, numri i ushtarëve amerikanë në Siri mund të jetë rritur duke u transferuar njësitë e blinduara nga baza e tyre në Irak.

Është marrëzi e pafund e iranit që ia mbështeti shpinën Rusisë e cila aty gjendet pastër për interesat e daljes së saj në Mesdhe sesa fati i Iranit dhe e Assadit. E gjithë bota e di se Rusia flirton me Amerikën, me Israelin dhe me sauudët në dobi të vet e në dëm të Iranit dhe të Assadit këtë e di mirë edhe presidenti iranian Hasan Ruhani që ka këmb e duar të lidhura karshi udhëheqësit shpirtëror Ali Khameneit i cili jeton në një botë Utopike për Persin e Madhe që direkt ka përfshirë edhe Gardën Nacionale në frontet e Luftës në Siri, Irak, Jemen dhe në Liban që ia ka dobësuar efektivën luftarake iraniane për kaq vite që të nesërmen të përballet me armiqët që vazhdimisht e vëzhgojnë deri në bjerjen nga takati luftarak. Poashtu me shtrëngimet ekonomike synohet Irani të bjer më lehtësisht si pre i tyre siç ndodhi më parë edhe me irakun e Sadam Huseinit gjatë Luftës së Gjirit Persik.
Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani me keqardhje tha se vendi i tij po kalon ditët më të rënda që nga revolucioni i vitit 1979.
Duke përfshirë pretendimet se Rusia, Irani dhe Siria ishin të gjithë fitues për shkak të tërheqjes amerikane ndërsa shohim se më shumë fitues doli këtu Rusia me një marrëveshje të fsheht mes Amerikës që la keq Iranin dhe Assadin i cili nuk ka kurfar ndikimi ushtarak tani i mbetur në duartë e aviacionit rus një gjendje që shihet edhe në terren se Rusia zbaton planin amerikano-israelit për dobësimin e iranit si në hapsirat e Irakut ashtu edhe të Sirisë të cilët i lë të pambuluara nga sulmet ajrore të Israelit edhepse Rusia morri përsipër mburojën ajrore mbi Siri ajo nuk vepron kundër avioneve israelite.
Kjo një dhe dy; Rusia pas shpinës së iranit arriti të rritë çmimet e karburanteve që u konvenon vetëm rusisë dhe saudëve kurse në anën tjetër e dobëson iranin duke i lejuar sanksionet amerikane të godasin iranin mbi petrolin si shtyllë jetike e furnizimit financiar të ekonomisë iraniane derisa sanksionet amerikane ndaj Rusisë janë të bazuara mbi domatet dhe marrullat duke anashkaluar shtyllën kryesore tia sanksionojnë burimet e petrolit siç i bëjnë iranit sa kohë. Kësaj i thonë shkurt; ”Shkau Shkaun nuk e Ha’!
Presidenti Ruhani i cili përjeton trysni dhe vuajtje torturuese shkaku verbërisë së udhëheqësis shpirtërore në përplasjet e përditshme verbale ngase irani shkon drejtë kolapsit politik dhe atë ekonomik që leht do të trazohet me kriza kaotike të brendshne të shkaktuara me sanksione ekonomike që zgjasin 40 vite të pa përballueshme sepse është një taktik e perëndimorëve kundrejt shteteve të petrolit siç bënin mushrikët një kohë ndaj muslimanëve me bojkote dhe sanksione që zgjateshin me vite.
Presidenti Ruhami ka bërë përpjekje që të bind Ali Khomenein se rruga e shpëtimit iranian kalon përmes Turqisë e cila është më e sinqert si partner politik dhe ekonomik që kurrë nuk tradhëton dhe pranon tërrësin territoriale të Sirisë dhe Irakut duke neutralizuar elementet terroriste të ashtuquajtur kurde që veprojnë kundër Turqisë dhe Iranit që nëse bashkë i luftojnë mund të vendosin një mandat të përbashkët mbi Siri dhe Irak pa Rusinë dhe Amerikën.
Tani Amerikanët dhe Rusët kuptuan përpjekjet turke dhe shpejtë larguan krahun udhëheqës proiranian nga PKK-YPG dhe instaluan një kukëll tjetër të arritur në duartë e SHBA’ve si lider i ri kurd Mahsun Kobani ose Ferat Abdul Shahin që do ti luftoj interesat turke dhe ato iraniane
Kjo tregon se SHBA dhe Rusia kanë një projektmarrëveshje të fshehtë për Sirin dhe Irakun që duhet të okupohen që largon jashtë Turqin dhe Iranin.
Kjo marrëveshje është arritur edhe me iniciativën e Angliisë dhe Francës, dy ish mandatorëve kryesorë kolonizues të dyja shteteve arabe që sot si fuqi ushtarake kanë humbur forcën e tyre para amerikanëve. Prandaj Amerikanët janë zotuar të zëvendësoj Anglin derisa Francën do të zavendësoj Rusia, dy shtete joislame që do sundojnë Lindjen e Mesme …!

Loading...
Global