Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ja kishte konfiskuar veturën në Prishtinë, transmeton arbresh.info

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth konfiskimit të veturës së tij ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë/arbresh.info/

Loading...