Luis Enrique është rikthyer në krye të përfaqësueses së Spanjës, pasi në qershor të këtij viti u largua për shkaqe personale.

Në një konferencë përpara mediave, presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, ka shpjeguar arsyet e rikthimit të Enriques.

“E kam thënë dhe më parë, në çdo dalje timen përpara mediave, që Luis Enrique e ka pasur derën e hapur te Spanja. Ai u largua në një moment mjaft të keq tijin, pasi vajza e tij ishte sëmurë. Robert Moreno na komunikoi që nuk donte të vazhdonte më të ishte në krye të Kombëtares, kjo edhe për shkak sepse kishte folur me Enriquen, të cili i kishte premtuar se në momentin që ai mund të rikthehej, Moreno do të largohej.

Nisëm një projekt me Luis Enriquen pas Botërorit 2018 dhe projekti ishte menduar që do të vazhdonte deri në Kupën e Botës të vitit 2022 në Katar. Lideri i këtij projekti ishte Enrique dhe ai ka të gjithë besimin tonë”, tha Rubiales.

Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Robert Moreno (ndihmës i Luis Enrique), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro 2020.

Kujtojmë që Enrique dha dorëheqjen nga “La Roja” në muajin qershor për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri (ndërroi jetë më 29 gusht).

Loading...
Global