Këshilli për vlerësimin e aktakuzës së Gjykatës Penale e cila vepron pas vlerësimit të aktakuzës së PPTH-së për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar pas ankesave të aktakuzës kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit, solli vendim me të cilin ankesat e të dyshuarve hidhen poshtë si të pabaza, ndërsa aktakuza aprovohet në tërësi.

Kundër këtij vendimi, sipas dispozitave të Ligjit për procedurë penale, ata  nuk kanë të drejtë për ankesë. Pas aprovimit të aktakuzës, do të formohet lëndë penale e cila përmes sistemit AKMIS do të shpërndahet për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa pas caktimit të seancës kryesore, palët dhe opinioni publik do të jenë të njoftuar , informojnë nga Gjykata penale Shkup.

Loading...