Shkruan Asllan Dibrani

Subjektet politike, Lëvizjes VV dhe LDK ka ditë që përflitet në ambientet politike dhe jopolitike të vendit për ndarjen e posteve qeveritare.
Nga analist, opinionistë po edhe nga politikaj të tjerave partive, madje përmenden edhe emra konkretë .
-Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, që në fillim janë dhënë sinjale për lidhjen e një koalicioni te mundshëm. Edhe se akoma arritjen e një marrëveshjeje këto dy parti nuk e realizuan, figura të pa përgjegjshme të LDK përpiqen te shantazhojnë , kushtëzojnë dhe madje pretendojnë ti marrin vendet kyqe ne qeverinë e re , gjë qe është shumë e dëmshme, absurde ,jo parimore dhe politikisht skandaloze për synimet e Kosovës dhe popullit qe dha votën e vet për ndryshim.
Edhe para zgjedhjeve ishte marrëveshje qe fituesi i zgjedhjeve ka legjimitetin në institucionet shtetërore.
Prandaj nuk ka mundësi tjetër. Ose Vetëvendosje në Qeveri me Kryeministër zotin Albin Kurtin në krye ose zgjedhje të parakohshme.
Edhe nëse përsëriten zgjedhjet pa dyshim se Lëvizja VV-je, jo vetëm qe do të jetë fituese ,por ajo do ta formoj qeverinë e vetme pa asnjë parti tjetër.

I sugjeroj Vjosa Osmanit dhe disa njerëzve serioz qe janë në LDK, spastrone partinë tuaj nga pleqtë babagjysha!!!

Prandaj LDK-ja duhet tja dije hallin dhe takatin veti e mos të lejojnë ma deklarata të tilla siç ishte deklarata e Imri Ahmetit, nga Lidhjes Demokratike e Kosovës, qe propozon heqje dore nga posti i kryeministrit Vetëvendosja.
Deklaratat e Partisë së LDK-së dhe përfaqësuesit e pleqve të saj,siç janë ato të Lutfi Hazirit ,Agim Veliut dhe kryeplakut Isa Mustafes, janë tejet skandaloze dhe jo produktive në marrëveshje për një koalicion parimor, nga se 6 tetori ishte vullneti i popullit për ndryshim pastaj çka duan këta???

LDK- ja, ishte bartëse e shume përgjegjësive qe përjetoj populli i Kosovës nen qeverisjen e tyre si ne korrupsion ashtu edhe ne krimin e organizuar.

LDK-ja është shumë prapa si me program ashtu edhe me potencialin politik ,qe edhe sikur t’u dhurohet posti i kryeministrit ata s’kanë ndonjë figurë qe i plotëson aftësitë politike siç është Albin Kurti.
“Pra posti i kryeministrit i takon partisë fituese, nëse LDK-ja vazhdon avazin sikur me zgjedhjet paraprake qe tradhtoj Vetëvendosjen , atëherë më mirë të shkohet në zgjedhje te reja.
I sugjeroj Vjosa Osmanit dhe disa njerëzve serioz qe janë në LDK, spastrone partinë tuaj nga pleqtë babagjysha , nga tip bashibozukësh , injorantesh , nga njerëz të përfshirë në korrupsion dhe në lakmi për karrige pa merita.

Kthene Partinë e Ibrahim Rugovës po qe synoni herën tjetër të keni vota me shumë.
Nuk besoj dhe nuk duhet VV të lejoj që të hyjë në pazare të tilla në këtë moment qe është meritore ne zgjedhje dhe figura e Albin Kurtit është ne momentin e duhur për interesa lokale të Kosovës dhe ma gjerë në rrafshin kombëtar. Figure e Albin Kurtit pritet ta zëvendësoj figurën e Skënderbeut për interesa kombëtare.

Loading...
Global