27 persona të huaj kanë hyrë në Kosovë më 31 tetor të këtij viti, të cilët janë paraqitur si azilkërkues.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se shtetasit e huaj dyshohet se vijnë nga Siria, Afganistani e Libia.

“Më 31. 10. 2019 patrulla e Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka njoftuar Drejtorinë e për Migrim dhe të Huaj se tek rrethi në Fushë Kosovë ka takuar 27 persona shtetas të huaj (dyshohet nga Siria, Afganistani, Libia) të cilët kanë kërkuar Azil. Personat në fjalë janë trajtuar sipas Ligjit për Azil dhe janë vendosur në Qendrën e Azility.”, ka bërë të ditur ai.

Po ashtu Kelani ka thënë se ndaj këtyre personave nuk po zhvillohen hetime.

“Ndaj personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare nuk zhvillohen hetimet sipas Konventës së Gjenevës të vitit 1951 dhe Ligjit të Azilit.”, ka deklaruar ai.

Loading...
Global