Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, Zyra e jashtme për punë kriminalistike-Gostivar, e ka zbardhur në tërësi vjedhjen e rëndë , e cila është kryer në mes datës 3 dhe 5-nëntor dhe është denoncuar më datë 5-nëntor të këtij viti, në një shtëpi në fshatin Sence të Gostivarit dhe deri në Prokurorinë themelore Publike Gostivar, do të dorëzohet padi penale kundër dy personave të mitur, të moshës 17-vjeçe nga fshati Sence dhe nga Kërçova informon Tetova sot.
Dy minorenët, dyshohet se me forcë kanë hyrë në shtëpi ku kanë vjedhur lloje të ndryshme të gjërave.
Gjësendet e vjedhura janë gjetur, kështu që do të kthehen tek pronari i shtëpisë në të cilën i kanë vjedhur.Ts.mk

Loading...
Global