Pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë , muajin e kaluar (tetor) në rajonin më të gjërë të Tetovës, kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate ligjore kanë sanksionuar 2300 lloje të ndryshme të shkeljeve në trafikun rrugorë, ndërsa numri i përgjithshëm i automjeteve dhe vozitësve të kontrolluar është 5252 informon Ts.mk.
Zëdhënësi i SPB Tetovë Fatmir Rexhepi tha se për shkak të konstatimit të llojeve të ndryshme të shkeljeve, në bazë të Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjit për automjete, nga trafiku kanë qenë të shkyçura 128 automjete.
Numri më i madh i automjeteve të shkyçura (95) janë për shkak se kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, tek 13 automjete janë konstatuar parregullsi teknike, në të shumtën e rasteve në pajisjet e ndalimit dhe pajisjet e drejtimit,kurse tek 20 automjete është konstatuar mbingarkesë.
Gjatë muajit tetor, nga trafiku janë shkyçur edhe 338 vozitës, prej të cilëve 179 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 10 vozitës kanë drejtuar me kategori të pa përshtatshme sipas llojit të veturës, 8 vozitës kanë drejtuar gjatë periudhës së masës mbrojtëse ,,Ndalesë,, 68 vozitës fillestarë, si dhe 73 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.
Shkeljet e zbuluara në trafik gjatë muajit të kaluar, janë rrumbullaksuar me parashtresa dhe sanksione adekuate.Ts.mk

Loading...