Dy policë në Nevada janë treguar të guximshëm për të shpëtuar një ari që ngeci në koshin e plehrave.

Ariu, i njohur me emrin “T-shirt” për shkak të shenjave të bardha në gjoks, ishte duke rrëmuar por ngeci.

Një person që dëgjonte zëra që vinin pranë një kompleksi pallatesh nuk hezitoi që të telefononte policinë.

Policët Dan Staley dhe Joe Bertoni mbërritën menjëherë dhe regjistruan misionin e shpëtimit.

Pasi hapën kapakun e koshit dhe përdorën litarë që të nxirrnin ariun, të dy policët u larguan me vrap që të mos përballeshin me ndonjë sulm nga ariu.

/Ora News.tv/

 

Loading...