Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, realizoi takim pune me Tatijana Temellkoska, përfaqësuese e Misionit të OSBE-së në Shkup. Takimi i sotëm është vazhdim i dialogut dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet AZGJ-së dhe OSBE-së, i vendosur që nga themelimi i Agjencisë.
Në takim, drejtori Sela e informoi bashkëbiseduesin e tij me projektet e planifikuara si pjesë e prioriteteve strategjike të AZGJ-ës dhe kërkoi mbështetje dhe specifikim të modaliteteve për bashkëpunim të përbashkët me Misionin e OSBE-së, për projekte që synojnë forcimin e konceptit të shtetit shumetnik, promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës përmes zbatimit të programeve trajnuese për përkthyesit dhe lektorët, si dhe fushata për të promovuar përfitimet nga mësimi i më shumë gjuhëve që na mundësojnë shkëmbimin e vlerave të përbashkëta të tolerancës që nga mosha e hershme apo në ciklin arsimor.
Përfaqësuesja e OSBE-së, Temellkoska, informoi rreth aktiviteteve dhe kontributit të OSBE-së në hartimin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmit duke theksuar rëndësinë dhe rolin e AZGJ-së në procesin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave gjuhësore të qytetarëve, si dhe mbështetjen e institucioneve të sektorit publik në zbatimin e detyrimeve ligjore për përdorimin e gjuhëve.
Në këtë kontekst, të dyja palët ranë dakord që ka akoma procese dhe politika të vjetra në shoqëri që shpiejnë në paragjykime, përçarje dhe jotolerancë të cilat nuk kontribuojnë në forcimin e konceptit qytetar të një shoqërie moderne demokratike të qytetarëve të barabartë dhe se do të nevojitet më shumë kohë, përpjekje, por dhe aktivitete të përbashkëta që do të rezultojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për përfitimet që ofron një koncept i tillë.

Loading...
Global