Një dhunë e paprecedentë u ushtrua gjatë ndeshjes së fundit të kategorisë së dytë ndaj lojtarëve të ekipit të Maliqit, prej ekipit të Këlcyrës të cilët luanin në qytetin e tyre. Si pasojë kapiteni i ekipi të Maliqit, Arlind Xaka, përfundoi në spital me fraktura të shumta dhe nofullën krejtësisht të thyer.

Mësohet se ai do ti nënshtrohet një ndërhyrjes kirurgjike, por për këtë duhet një shumë e mirë parash..

Kjo ka bërë që në shenjë solidariteti me kapitenin e tyre, lojtarët e ekipit të Maliqit, një pjesë të mirë të shpenzimeve të ndërhyrjes e kanë marrë përsipër, që ti përballojnë vete. Mësohet se ata kanë vendosur të japin për këtë qëllim një pjesë të konsiderueshme të rrogës mujore, si dhe kanë kërkuar ndihmën e bizneseve në qytet për të plotësuar shumën prej 2100 euro që duhet për ndërhyrjen në nofullën e kapitenit Xaka.

Loading...