Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona, si dhe ka bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit 8 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka kërkuar sekuestrimin e disa fidanëve të dyshuara se janë prerë ilegalisht në hapësirat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemura”, transmeton Klan Kosova.

Loading...