Vetëm perspektiva për integrim në Bashkimin Evropian do ta ndalë kthimin e regjimit autoritar të Ballkanit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për gazetën parisiene “La Kroa”.

Siç lajmëroi korrenspondenti i MEDIAL-s, për çështja në lidhje me anulimin e fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, për shkak të kundërshtimit të Francës, presidenti thotë se rasti me Maqedoninë e Veriut është shumë i qartë, sepse përveç Turqisë “ne jemi vendi më i vjetër kandidat”.

“Kaluan 14 vjet që jemi në dhomën e pritjes të Bashkimit Evropian. Dhe në dhjetë vitet e fundit, Komisioni Evropian seriozisht rekomandon fillim të negociatave për anëtarësim me vendin tonë, sepse ajo i plotëson të gjitha parakushtet. Përveç asaj që së pari duhej ta zgjidhim kontestin historik për emrin e vendit tonë për tejkalimin e vetos së Greqisë. Atë arritëm ta bëjmë me Marrëveshjen e Prespës nga qershori i vitit 2018. Edhe BE-ja sërish na tha “jo”. Asgjë nuk e arsyeton këtë vendim, i cili njëkohësisht është shumë armiqësor dhe shokant. Ajo gjithashtu ishte kritikuar shumë”, thekson Pendarovski.

dhuro

Në pyetjen e “La Kroa” se si kanë reaguar banorët e Maqedonisë në vendimin e tillë të liderëve të BE-së, Pendarovski u përgjigj se “reagimi evident ishte shumë negativ”.

“Shumica konsiderojnë se Brukseli tallet me vendet e vogla të Ballkanit, me atë që dërgoi “jo” si shpërblim, prejse e kemi bërë këtë vendim shumë të rëndë për ndërrim të emrit të vendit tonë…Në atë kohë, më pak se gjysma e banorëve të Maqedonisë e pranuan këtë ndërrim”, shtoi shefi i shtetit.

Megjithatë, kjo është shumë inkurajuese, sipas Pendarovskit, është ajo që 85 për qind e banorëve të vendit mbesin të përcaktuar për anëtarësimin në BE.

“Por, sa gjatë do të zgjasë ky entuziazëm nëse BE-ja këmbëngul në anulimin e saj? Ai është fati i vendeve të vogla, mundemi vetëm t’i lusim forcat e mëdha të mos na harrojnë”, shton presidenti.

Ai në intervistë zbulon edhe detaje nga biseda me presidentin francez Emanuel Makron, i cili i ka thënë se së pari dëshiron që BE-ja të reformohet, para se të pranojë anëtare të reja.

“Ne nuk kërkojmë tani të bëhemi anëtare, vetëm kërkojmë t’i fillojmë negociatat. E dimë se ky proces do të zgjasë me vite. Asgjë nuk parandalon paralelisht të zbatohen të dy qasjet dhe reforma e zgjerimi”, shton Pendarovski.

Ai potencon se Makron i ka porositur që shpreson se reforma e metodologjisë së negociatave inkuadruese do të miratohet nga ana e anëtareve të BE-së pranverën e ardhshme.

“Ajo do të thotë se vendimi i ri për Maqedoninë e Veriut mund të sillet në gjysmën e parë të vitit 2020, gjatë kryesimit të Kroacisë me BE-në”, thotë Pendarovski.

I pyetur direkt nëse Makron qartë është obliguar të thotë “po” për fillim të negociatave, Pendarovski u përgjigj: “Jo, por duam të besojmë se ai do të thotë “po”.

“Ai pranoi shumë nga argumentet e MEDIAL dhe pranoi se Maqedonia e Veriut i plotëson të gjitha kriteret për fillim të negociatave, për dallim nga Shqipëria, për të cilën thotë se ka dyshime”, thotë Pendarovski, duke shtuar se Makron planifikjon vizitë në vend në muajt e parë të vitit 2020, do të dëshirojë ta sqarojë qëndrimin e tij para autoriteteve dhe qytetarëve të vendit.

“Për atë nëse BE-ja me qëndrimin e tillë e hap derën e Ballkanit për forcat tjera, si Rusia, Turqia dhe Kina, presidenti i Maqedonisë së Veriut vlerëson se ” natyra nuk don zbrazëtirë”. “Përderisa BE-ja mungon në rajon, është e sigurt se vendet tjera do t’i bëjnë interesat e tyre më lehtë të arritshme. Kjo nuk është dëshira jonë. Unë i kam 56 vjet. Gjysmën e jetës sime e kam jetuar në ish Jugosllavinë. Pastaj kemi pasur sërish pushtet autoritar nën qeverisjen dhjetë vjeçare të Gruevskit (2006-2016). Duam të mësojmë nga demokratët evropian se si të organizohemi të kemi institucione politike stabile, gjyqësisë të pavarur dhe shtyp të lirë”, thotë Pendarovski.

“Nëse nuk kemi perspektivë evropiane, nëse e ardhmja jonë varet nga politikanët tanë kombëtar, ne do të vazhdojmë t’i përjetojmë këto cikle të kthimit prapa dhe do të humbim qindra vjet. Edhe të rinjtë tanë, veçanërisht më të mirët, do të vazhdojnë të shkojnë. Vlerësohet se rreth 500.000 njerëz e kanë braktisur vendin për rreth 20 vjet”, shton Pendarovski.

I pyetur për qëllimin e mbledhjes së organizuar nga vendi ynë, me Serbinë dhe Shqipërinë, më 10 dhjetor, Pendarovski u përgjigj se këto vende “duan të krijojnë një lloj “mini-Shengeni” të Ballkanit me heqjen e barrierave doganore dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

“Qëllimi nuk është ajo të bëhet alternativë e anëtarësimit në BE”, thekson Pendarovski.

Ai potencon se në muajt e fundit brengë ka shkaktuar ideja për zgjidhjen e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë përmes ndryshimit të kufijve.

“Me ndërrimin e kufijve të Ballkanit ndërmerret rrezik i madh nga domino-efekti në BeH dhe Maqedoninë e Veriut. Jostabiliteti i shkatërron të gjitha përpjekjet e ndërmarra që prej para tridhjetë viteve në Ballkan, paralajmëron presidenti Pendarovski në intervistë për gazetën parisiene “La Kroa”.

Loading...
Global