Për një dekadë e gjysmë ne kemi qenë të gatshëm me të gjitha ekipet, në të gjitha 35 kapitujt, të ballafaqohemi me të gjitha parimet dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ne nuk kemi asnjë rezervë për këtë. Ne e respektojmë vendimin e presidentit francez dhe argumentet e tij të Samitit të tetorit të BE-së. Ndryshoni metodologjinë, por duam ta dimë se kur do të jetë ajo dhe me të vërtetë ta fillojmë procesin, tha presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në vigjilje të takimit me presidentin francez Emanuel Makron.

“Ne kemi qenë vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe jemi përgatitur për negociata për 14 vjet. Ekipet tona janë gati. Le të jetë metodologjia e re më e rigorozja, ne jemi gati”, deklaroi Pendarovski.

Të martën e ardhshme, theksoi Pendarovski, ne marrim një shans jashtëzakonisht të mirë si shtet për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe të paraqesim argumentet e të dy palëve dhe të dëgjojmë motivet e presidentit francez.

“Nga ana jonë, unë synoj të them që qëndrimi ynë është, se nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me paralajmërimin e metodologjisë së re. Le të jetë pesë herë më e fortë dhe më e plotë. Ne jemi të gatshëm për të hyrë në një lloj të tillë negociatash dhe nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me reverzibiltetin eventual të procesit”, u shpreh Pendarovski.

Ne, theksoi Pendarovski, nuk i bëjmë reformat për burokratët evropianë, por i bëjmë për qytetarët tanë, dhe ndryshimi i emrit nuk është atuja jonë e vetme.

“Ata mund të na kthejnë aq sa dëshirojnë prapa, por është e rëndësishme të fillojmë sepse ne me të vërtetë dhamë gjithçka që kërkohej prej nesh gjatë periudhës së kaluar”, u shpreh Pendarovski.

Të mos ketë iluzione, kërkoi Pendarovski, që mund të ekzistonte një njeri në botë që do të shkonte dhe të bindte presidentin francez që të na jepte datë për negociata.

“Ne jemi vend i vogël, ne kemi argumente të forta që duhen thënë në atë takim, por le të mos shkojmë me pritshmëri të mëdha, sepse as Amerika dhe as Gjermania kurrë nuk do mund ta bindin Presidentin e Francës,” u shpreh Pendarovski.

Franca, vazhdoi ai, tani me largimin e Britanisë së Madhe, është fuqia e vetme bërthamore në BE dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe ka demokraci dy shekuj e gjysmë, nga e cila sot e kësaj dite ne mësojmë dhe aty nuk dëgjojnë njerëz.

“Kjo politikë e cila është elaboruar në samitin e fundit evropian, pa marrë parasysh se ne nuk e pëlqejmë, ajo është menduar dhe janë me të drejtë vërejtjet e tij se shtetet e fundit që iu bashkuan BE-së nuk ishin me të vërtetë në nivelin e shteteve anëtare të vjetra për sa i përket demokracisë dhe lirive dhe të drejtave të tjera”, u shpreh Pendarovski.

Loading...