Ish-ylli i Barcelonës, David Villa, e ka konfirmuar planin e tij për t’u pensionuar sapo të marrë fund sezoni aktual i ligës së nivelit të parë të futbollit në Japoni, J-League.

37-vjeçari David Villa ka qenë duke luajtur për klubin japonez Vissel Kobe këtë vit, tani që kanë mbetur vetëm edhe tre ndeshje të ligës, para gjysmëfinales së Emperor’s Cup në fund të dhjetorit.

Në një konferencë të dhënë për media të mërkurën, Villa zbuloi se ai do të pensionohet nga karriera e tij si futbollist, duke deklaruar se ai dëshironte ta përfundonte karrierën sipas planeve të tij.

“Kam qenë duke menduar për këtë që një kohë të gjatë. Ky është rezultati i disa diskutimeve që i kam pasur me familjarët dhe me njerëz përreth meje. Unë gjithmonë kam dashur të pensionohem nga futbolli e jo të detyrohem të pensionohem nga futbolli”, ka thënë Villa.

“Synimi im është ta vendos qershinë mbi tortë duke e fituar titullin e Emperor’s Cup me Vissel Koben më 1 janar. Pastaj, do të vazhdoj ta shijoj futbollin përmes projekteve që i kemi tani me grupin DV7. Faleminderit për gjithë dashurinë”.

Karriera e Villas është e shpërndarë në 19 vjet dhe ai filloi gjithçka në Spanjë me Sporting Gijonin, para transferimeve vijuese në Zaragoza, Valencia, Barcelona, Atletico Madrid, New York City dhe Vissel Kohe.

Gjatë karrierës së tij, ai i ka fituar tre tituj të La Ligës, tre tituj të Kupës së Mbretit dhe e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2011 me Barcelonës. Me Kombëtaren e Spanjës, ai i bëri 98 paraqitje dhe e fitoi EURO 2008 dhe Kupën e Botës dy vjet më vonë.

Loading...
Global