Shkruan: Abdulla Mehmeti

Nuk e dij sa janë të informuar dhe bindur pjesa më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni për një të vërtetë të madhe se, pushteti i këtij shteti, në vazhdimësi, me ndihmën e aleatëve të jashtëm pë zbatimin e strategjisë afatgjatë sllave (me elaborate, platforma, plane dhe programe) kundër shqiptarëve, E KANË OKUPUAR TETOVËN, si qendër politike, arsimore dhe kulturore, vatër e mëhershme me traditë e rezistencës kundër regjimeve okupatore dhe sundimeve të huaja.

Pa u çliruar Tetova nga mbeturinat e ish regjimit komunist, nga rrjetet e agjenturave të huaja dhe bandat kriminale në shërbim të interesave të huaja, ditë të bardhë nuk mund të shohin shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm. Qendra e dikurshme shqiptare, qyteti i Shkupit, ka kohë që është degjeneruar me antivlera të huaja dhe nënshtruar me dhunë. Tetova dhe krahina e Pollogut mund ta çlirojë dhe shpëtojë Shkupin dhe viset tjera shqiptare nga ndikimet e huaja, nga antivlera dhe degjenerimi kombëtar, nuk mund të ndodhë e kundërta asnjëherë. Këtë e ka dëshmuar katërcipërisht historia në të kaluarën, sidomos gjatë disa shekujve të fundit.

O njerëz, shqiptarët në këtë shtet janë goditur në kokë, më kot mundoheni t’i lëvizni gjymtyrët (nga periferia) e këtij trupi të plagosur rëndë, nga viti 1990 e deri më sot!

Zgjohuni shqiptarë, ia keni borxh kombit dhe Atdheut!

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...