Kuvendi sa më shpejtë ta rrumbullaksojë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) dhe të servisit publik RTVM sepse në shkurt do të shpërbëhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa Agjencia për komunikime elektronike (AKE) të jetë edhe më transparente, mes tjerash, për shkarkimin vijues të udhëheqësisë dhe të ndalojë me praktikën për donacione.

Këto janë pjesë e rekomandimeve në raportin e katërt që sot u prezantua për punën e ASHMAA dhe të AKE për periudhën maj-gusht të këtij viti.

Në projekt janë të përfshirë edhe Euroting – Qendra për strategji evropiane, OJQ Infoqendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

ASHMAA, sipas raportit, tregoi konkurrencë për llogaridhënie dhe punë transparente, aktivitet në fushën e edukimit mediatik, ndërsa është vërejtur edhe reagim i shpeshtë për presione dhe sulme verbale ndaj gazetarëve dhe mediumeve nga ana e politikanëve, që nuk ka qenë shprehi e zakonshme në të kaluarën kur ka pasur numër më të madh të rasteve të tilla.

Për AKE-në rekomandohet dhe të përpunohet strategji komunikative, në të cilën detajisht do të përpunohen kanalet dhe mënyrat përmes të cilave rregullatori do të afrohet deri tek qytetarët.

Loading...