Djali që është filmuar duke lexuar në një tabletë dhe duke bërë detyrat e gjeografisë në një dyqan Samsung-u është bërë viral.

Shumë persona janë interesuar për emrin dhe historinë e tij.

Ai quhet Guilherme dhe është 10-vjeç. Djali nga Brazili shkoi në dyqan sepse nuk ka kompjuter dhe internet në shtëpi, prandaj gjeti një mënyrë tjetër për të bërë detyrat.

Pasi mësoi historinë, Samsung ia dhuroi tabletën dhe i premtuan se do mbajnë garanci që t’ja rregullojnë për çdo problem.

Nëna e Guilherme punon si sanitare në shkollën ku studion djali, por nuk ka aq të ardhura sa ti blejë kompjuter.

Ata jetojnë në një shtëpi me qera, së bashku me vëllain 14-vjeçar.

Shumë persona janë prekur nga historia dhe kanë kontribuar për ti blerë një shtëpi familjes së Guilhermes.

Loading...
Global