Njëmbëdhjetë persona janë lënduar në gjithsej 11 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre prej tyre është shkaktuar dëm material.

SPB Shkup në buletinin e sotëm informon se janë sanksionuar nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 15 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin motorik para se të pajisen me patentë shoferi dhe dy shoferë nën ndikimin e alkoolit. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 25 shoferë të cilët kanë folur në telefon celular derisa e kanë drejtuar automjetin dhe tetë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë.

Policia e komunikacionit ka gjobitur 85 persona për parkim jo të drejtë, ndërsa nga automjeti i posaçëm “karotrrec” janë larguar 70 automjete.

Loading...
Global