Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën juglindore të Francës, njoftuan autoritetet.

“Tre persona u plagosën lehtë pas një tërmeti me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter në juglindje të Francës, pranë Montelimarit”, theksoi në një mesazh në Twitter prefekti i departamentit të Ardeche.

Tërmeti u ndje në një zonë të gjerë të juglindjes së vendit, nga Lioni deri në Montpellier, por dëmet duken të kufizuara për momentin.

dhuro

Prefekti u kërkoi banorëve të Teilit, një zonë e prekur nga tërmeti, të qëndrojnë për momentin jashtë banesave.

Loading...
Global