Në rritje është numri i grave, posaçërisht në moshë më të re, të cilat vuajnë prej sëmundjeve kardiovaskulare. Një prej tre grave vdes nga sëmundjet kardiovaskulare. Në drejtim të ngritjes së vetëdijes për ekzaminime të shpeshta parandaluese kardiovaskualre dhe skrining kardiovaskular po zbatohet aksioni “Alarm i kuq për sëmundjet të zemrës te femrat” në kuadër të cilës në Klinikën Universitare për Kardiologji po bëhen kontrolle dhe prej 15 grave të kontrolluara një menjëherë është ndalur në Klinikë, ndërsa te pesë gra janë zbuluar tension i lartë dhe rritje e yndyrës në gjak.

Këtë sot në Klinikën e Kardiologjisë e potencoi bashkëshortja e presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Zhan Zimbakov.

Gjorgievska sot në Klinikë u kyç në aksion së bashku me bashkëshortet e ambasadorëve të Katarit, Bullgarisë, Hungarisë, Ukrainës, Italisë, Nada al Saadi, Biljana Angelova, Suzana Diksene, Natalia Zadorozhnjuk, De Furia Romeo, si dhe bashkëshorten e euroambasadorit Zhbogar Maja Zhbogar, të cilave u janë bërë ekzaminime.

“Aksioni do të zgjasë deri më 1 shkurt. Dua të apelojë gratë e të gjitha moshave të shkojnë në ambulancat e tyre familjare dhe të bëjnë skrining, gjegjësisht vlerësimin e rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare. Për fat të keq edhe pse vlerësojnë se karcinomi i gjirit është një prej vrasësve më të mëdhenj të grave, vdekshmëria prej problemeve kardiovaskualre është shumë më e madhe. Nëse vdekshmëria nga karcinomi i gjirit është një ndaj 31, vdekja prej sëmundjeve kardiovaskulare është një ndaj tre. Për këtë arsye i lus të gjitha gratë të shkojnë te mjeku i përgjithshëm”, tha Gjeorgievska.

Përveç në Klinikën e Kardiologjisë, ekzaminime dhe biseda për rreziqet nga kjo sëmundje paraprakisht janë bërë edhe në ISHP “Vita Katerina” në komunën e Sarajit, e cila është kyçur në aksion.

Loading...