Diku 700 mijë njerëz në nivel vjetor vdesin nga infektimet e shkaktuara nga bakteri rezistues ndaj antibiotikëve. Vetëm në Evropë rreth 33 mijë njerëz vdesin nga ky infektim, ndërsa problemi nuk e tejkalon as edhe vendin tonë. Kjo do të thotë se nuk jemi në fazën e gjelbër, por kemi hyrë në fazën e portokalltë të kartës së Evropës si shtet ku rritet numri i të prekurve nga infektimi.

Këtë sot e tha Golubinka Boshevska, koordinator kombëtar i rezistencës antimikrobiale në shënimin e Javës botërore për përdorim racional të antibioktikëve në organizim të Komisionit multisektorial të kontrollit të rezistencës antimikrobiale pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup.

Siç ka shpjeguar Boshevska edhe në Evropë, por edhe në vendin tonë rritet rezistenca e klepsielës, bakterit që është multirezistent, ndërsa bakteret mbeten rezistues edhe ndaj gjeneratave të fundit të antibiotikëve siç janë karbopenemët.

dhuro

“Bëhet fjalë për problem botëror ku më shumë se 700 mijë njerëz në nivel vjetor në botë vdesin nga infektimet e shkaktuara nga bakteret, mikrooganizma multirezistues dhe baktere, ose baktere rezistues ndaj një numri të madh të antibiotikëve. Konform shifrave të fundit të cilët i kemi dhe evidencat e analizat e rezultateve nga rezistenca antimikrobiale për vitin 2018, bëhet fjalë për shkallë të lartë të rezistencës, ose rezistencë ndaj baktereve që shkaktojnë infektime edhe në shtetin tonë”, ka thënë Boshevska.

Ajo ka apeluar deri te popullata të ketë kujdes dhe të parandalojë infeksionet. Parandalimi i infektimeve siç ka theksuar bëhet në masë të madhe me aplikimin e praktikave të mira higjienike në përditshmërinë tonë.

“Të mos përdorim antibiotikë nga ndonjë infektim paraprak që keni pasur. Dëgjoni mjekët e juaj dhe përdorni vetëm atëherë kur nevojitet të përdoret, kur me analizë mikrobiologjike është dëshmuar infektimi bakterial”, ka thënë Boshevska.

Kristina Ristova nga Fondi për sigurim shëndetësor në paraqitjen e sotme ka informuar se sipas të dhënave të Fondit, trendi i dhënies së ilaçeve në vitin 2018 është zvogëluar për 2 për qind.

“Kemi për 2 për qind numër më të vogël të recetave dhe ai arrin 1.75 milionë receta në vjet të realizuar për antibiotikë në kurriz të Fondit. Kjo nuk duhet shumë të na gëzojë, pasi e shohim strukturën brenda në vetë grupet dhe nëngrupet e antibiotikëve lidhur me konsumin, konstatojmë se ka rritje të madhe të numrit të recetave të realizuara. Të paktën 17 persona nga gjithsej një mijë kanë shfrytëzuar antibiotikë çdo ditë gjatë vitit”, ka thënë Ristova.

Loading...
Global