Një grua 31-vjeçare nga Britania, që vuante nga varësia e seksit me të panjohur, thotë se Instagrami shërbente si një lloj droge për të.

Laurie Jade Woodruff thotë që në kulmin e varësisë flinte me rreth 2-3 burra në javë, të cilët i takonte nëpërmjet Instagramit.

Ajo nuk i rezistonte dot dëshirës për t’u veshur me rroba provokuese dhe të postonte fotot në Instagram.

Rrobat e tilla nuk i pëlqenin, por vëmendja që merrte nga meshkujt dhe ideja e seksit me të panjohur ishte ajo që e shtynte gjithnjë e më shumë.

31-vjeçarja thotë se në këtë varësi e futi Inistagrami, për shkak se e lehtësonte shumë punën e kontaktit me meshkujt të panjohur.

Ajo hidhte fotot dhe menjëherë vërshonin mesazhet nga burra të ndryshëm, të cilët i bënin komente dhe i shprehnin dëshirën për t’u takuar, të cilës ajo nuk i rezistonte dot.

Ajo e kuptoi se sa po rrezikonte kur një nga burrat që takoi, i cili kishte qenë shumë i sjellshëm, u bë shumë i dhunshëm në shtrat.

Kjo e detyroi të mendonte për të birin dhe t’i nënshtrohej terapisë, dhe tani thotë që e ka kaluar atë varësi.

Loading...
Global