KPA ka shkarkuar sot nga detyra Besnik Muçin. Por sipas tij, në momentin që ka humbur statusin e Prokurorit dhe është anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA nuk ka pasur më kompetencë për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes së tij.

Besnik Muçi deklaron se vendimi i Kolegjit të Posacem te Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra nuk ka efekt mbi të.

“Në momentin që kam bërë betimin në zyrën e Presidentit dhe kam marrë funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e kam humbur statusin e Prokurorit. Në momentin që kam humbur statusin e Prokurorit dhe jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA nuk ka pasur më kompetencë për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes sime.

dhuro

Çështja ime ka filluar për shkak të funksionit tim si prokuror. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror sipas nenit 130 të Kushtetues dhe nenit 64 të ligjit për statusin e Magjistratit unë nuk jam më subjekt. KPA nuk ka më kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Muçi.

Loading...
Global