Moti i keq ka përfshirë Austrinë ku prej disa ditësh janë regjistruar rreshje të dendura shiu dhe dëbore të cilat kanë shkaktuar probleme në transport dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ditën e sotme, rrëshqitja e dheut për shkak të lagështirës së rreshjeve i ka marrë jetën një personi brenda banesës së tij.

Raportohet se 79 vjeçari ka qenë në verandën e shtëpisë së tij në momentin që një masë e madhe dheu  e goditi atë.

Rrëshqitje të dheut janë raportuar dhe në një resort për ski, ku dy vajza u shpëtuan nga shtëpitë e tyre të shembura.

Moti i rënduar ka detyruar shumë prej akseve rrugore dhe disa shkolla të mbyllen këtë të hënë.

Loading...
Global