Moratoriumi i pyjeve: zvogëlohet shtrirja e prerjeve por rritet intensiteti i shfrytëzimit

Republika e Shqipërisë në vitin 2016 miratoi zbatimin e një moratoriumi 10-vjeçar me qëllim ndalimin e prerjeve të pakontrrolluara të pyjeve deri në vitin 2026. Në kuadër të Programit për Rimëkembjen e Rrëqebullit të Ballkanit, PPNEA ndërmori një studim – për të zhvilluar një metodologji e cila vlerësoi prerjen e pyjeve gjatë periudhës 2016-2018, si dhe impaktin e moratoriumit të pyjeve. Për realizimin e këtij studimi u zgjodh rajoni i Munellës, kandidate për t’u shpallur si zonë e mbrojtur. Rezultatet e këtij studimi janë paraqitur në raportin “Creation of a methodology for verification of logging in the Wider Munella Mountain Region”.

Studimi nisi përmes analizës së imazheve satelitore (Remote Sensing) dhe parcelat për dru zjarri të miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe zbatuar nga bashkitë Pukë, Rrëshen, Fushë – Arrëz dhe Kukës. Grupi i punës u përball me një zonë heterogjene, e cila prej vitesh është shfytëzuar dhe shkatërruar nga dora e njeriut.

dhuro

Megjithatë, nga analiza e të dhënave të grumbulluara rezultoi se moratoriumi i pyjeve ka qënë pozitiv në parandalimin e prerjes së pyjeve në sipërfaqe të mëdha, por ato janë intensifikuar në sipërfaqe të vogla (qofshin këto prerje të ligjshme apo të paligjshme).

Veç kësaj, mungesa e të dhënave të gjeoreferencuara mbi parcelat e caktuara nga bashkitë respektive për shfrytëzimin e tyre për dru zjarri vështirësoi identifikimin e saktë të prerjeve të ligjshme apo të paligjshme në rajonin e Munellës. PPNEA rekomandon dhe inkurajon institucionet përgjegjëse të aplikojnë këtë metodologji për vlerësimin e impaktit të moratoriumit të pyjeve në të gjithë territorin e vendit deri në vitin 2026.

Loading...
Global