Derisa kryeministri Zoran Zaev, në Ohër bashkë me liderët e rajonit po zhvillonin takimin e quajtur “Shengeni Ballkanik”, shefi i opozitës Hristijan Mickovski, doli në një konferencë për media nga e cila theksoi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, pos anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe BE. Duke iu referuar takimit në Ohër, Mickoski tha se nuk është në dijeni për çka bisedohet atje.

“Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç asaj që flasim çdo ditë anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Edhe më herët e kemi thënë edhe përsërisim edhe një herë të njëjtin qëndrim se çdo mundësi të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë për ta përmirësuar standardin e jetës së qytetarëve, duhet shfrytëzuar. Unë nuk kam informata cilat janë vendimet, për çka bisedohet , çka nënshkruan z. Zaevi, edhe pse duhet të pranoj se në takimin e liderëve tek presidenti Pendarovski, kërkova shpjegim dhe përgjigja mora vetëm dy fjali”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Loading...
Global