James Rodriguez vazhdon ta ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij në Real Madrid.

Zinedine Zidane tani ka raporte të mira me mesfushorn kolumbian i cili me tu rikthyer nga huazimi ka zhvilluar 9 ndeshje këtë edicion për “Los Blancos”.

“Sky Sports” ka raportuar se Juventusi në janar do të bëjë një ofertë zyrtare me vlerë 45 milionë euro në drejtim të Real Madridit.

“Zonja e Vjetër” është duke kërkuar kolumbianin pasi kanë nevojë për një futbollist që luan prapa sulmuesve.

28-vjeçari ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2021, por që ende nuk e ka rinovuar.

Loading...