Në Gjykatën Penale në Shkup sot është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom”, për shkak të mungesës së arsyetuar të gjykatëses Lenka Davitkova.

Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dshmonte ish shefi i inteligjencës Sllobodan Bogoevski.

Rasti kundër ish gjeneralit dhe drejtorit financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persona tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhjes së marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote “Maxhar Telekom”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.

dhuro

Përveç Sandreit dhe Plat, të akuzuar janë edhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Dyshohen se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë konsultuese qipriote “Çapteks holdings limitid”, dhe në atë mënyrë kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e Maqedonisë.

Gjykimi filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e ndërmori Prokuroria Speciale Publike. Tani lënda sërish është kthyer në PTHP.

Seanca e ardhshme gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom” është caktuar për më 28 nëntor.

Loading...
Global